Benzema i jep leksione lojtarëve të Francës në stërvitje, Mbappe nuk i beson syve

Futboll

Benzema i jep leksione lojtarëve të Francës në stërvitje, Mbappe nuk i beson syve

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 22:17
Karim Benzema

Franca po përgatitet për Europianin, i cili është në prag. Trajneri i “gjelave”, Didier Deschamps ka vendosur të rikthejë në Kombëtare sulmuesi Karim Benzema, pas shumë vitesh mungesë.

Të qënit larg përfaqësueses, si duket, i ka bërë mirë atij, pasi po shkëlqen në stërvitje.

Mediet kanë filmuar nëj moment teksa ylli i Realit godet në portë, ndërsa Kylian Mbappe e shikon. Lojtari i PSG-së ka mbetur i mahnitur nga paraqitjet e shokut të ekipit, çka e thotë edhe fytyra e tij.

Dyshja nuk ka luajtur asnjëherë së bashku, teksa do synohet diçka e tillë në këtë Europian.

Ky kompeticion do të fillojë me datën 11 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat