Ky është kundërshtari i Kosovës që nuk fiton qe 17 vite

Futboll

Ky është kundërshtari i Kosovës që nuk fiton qe 17 vite

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 14:23
Ky është kundërshtari i Kosovës që nuk fiton qe 17 vite

Kundërshtari i sotëm i Kosovës në ndeshjen miqësore që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, San Marino ka një ecuri aspak të mirë.

Në 11 ndeshjet e fundit të zhvilluara, San Marino nuk ka arritur të shënojë asnjë gol, duke regjistruar nëntë humbje dhe dy barazime 0:0.

Në këto 11 ndeshje, San Marino ka pranuar gjithsej 32 gola, në një mesatare prej gati tre golave të pranuar për ndeshje.

Hera e fundit kur San Marino ka shënuar gol ishte 16 nëntori i vitit 2019 në humbjen 1:3 ndaj Kazakistanit.

Ndërsa, fitorja e fundit e San Marinos është regjistruar më 28 prill 2004 ndaj Liechtensteinit me rezultat minimal 1:0.

Ndër tjera, San Marino gjendet në pozitën e fundit të renditjes së FIFA-s për kombëtaret e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat