Dede për finalen e Kupës

Futboll

Dede për finalen e Kupës

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 11:58
Dede për finalen e Kupës

Vllaznia fitoi Kupën e Shqipërisë në mbrëmjen e djeshme teksa mposhti me rezultatin 0-1, Skënderbeun. Duke folur rreth kësaj sfide, Nevil Dede, i ftuar në emisionin Skaner thekson se ndeshjen e fitoi ekipi që luajti më mirë ndërsa shtoi se trajneri i korçarëve, Migen Memelli mund të rrezikonte më shpejtë.

“Kthimi i tifozëve është një lajm i mirë dhe jep një shenjë pozitive. Në stadium kishte më shumë shkodranë sesa të Skënderbeut. Meritojnë të festojnë dhe me plot gojë mund të them se e meritojnë. Vllaznia pritej të kishte zotërimin e topit. Ishte ndeshje barabartë deri në 30 minutat e para. Kur Da Silva filloi të lëvizë midis mbrojtjes, ndryshoi loja për Vllazninë.

Pritej më shumë nga Vllaznia. Deri në fund ndeshja u bë më e bukur, për faktin se nuk po shikohej më gol.

Një ndeshje që besoj se e fitoi skuadra që luajti më mirë. Të dyja skuadrat mund të bënin më shumë. Skënderbeu priste që të mos pësonte gol dhe kur minutat kalonin, prisnin shansin që të godisnin. Memelli duhet të rrezikonte pak më shpejt”, u shpreh Dede..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat