Mkhitaryan i thotë “po” Romës

Futboll

Mkhitaryan i thotë “po” Romës

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 11:21
Mkhitaryan i thotë “po” Romës

Henrikh Mkhitaryan më në fund i thotë “po” Romës. Mesfushori me tipare sulmuese do të rinovojë kontratën me klubin verdhekuq për të vazhduar së bashku pas dy sezonesh si protagonist në kryeqytet.

Opsioni i Romës për zgjatjen e kontratës, propozuar nga Tiago Pinto, do të kishte skaduar mesnatën e 31 majit, por oferta e menaxherit të përgjithshëm, Thiago Pinto, bëri që Mkhitaryan të ndryshojë mendim. Të hënën e kaluar, drejtuesi portugez i kishte propozuar lojtarit dhe menaxherit të tij Mino Raiola një marrëveshje dy-vjeçare me mundësinë për ta zgjatur edhe një vit tjetër me korrektimin e pagës.

Vetëm pak orë para skadimit të ofertës së bërë nga Pinto, Mkhitaran, i cili ndodhet në Montecarlo me motrën e tij për pushime, i tha po rinovimit. Ai dhe Raiola, në mbrëmje, kontaktuan Romën për të dhënë aprovimin për firmosjen e kontratës.

Armeni do të vazhdojë aventurën e tij te Roma dhe do të fillojë një cikël të ri me José Mourinhon, trajner me të cilin ka pasur mosmarrveshje në kohët kur të dy ishin pjesë e Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat