Dikur këta emra të mëdhenj të Kosovës, rrëzuan Hajdukun e Splitit 

Futboll

Dikur këta emra të mëdhenj të Kosovës, rrëzuan Hajdukun e Splitit 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 maj 2021 Në ora: 19:45
Në të majtë Bedridin Gjinali, në mes Rexhep Gaxholli dhe në të djathtë Blerim Zherka

Një histori që nuk harrohet kurrë, kur Prizreni vlonte nga atmosfera para ndeshjes së madhe me Hajdukun nga Spliti, mbi 6000 shikues në stadium, luhej ndeshja e të 16-tës së finales së Kupës së Marshall Titos në vitin 1988!

Pikërisht me 3 gusht të vitit 1988, në një atmosferë drithëruese dhe temperatura të larta, Liria e ka rrëzuar Hajdukun e Alen Bokshiqit, Igor Shtimacit, Mlladen Pralijës...

Skuadra kroate pëson humbje me penallti me rezultat 5:4, pasi që takimi në kohën e rregullt përfundoi pa gola (0:0).

Image

Bokshiqi pranon dhuratën, Gaxholli shihet pas me të bardhë, 3 gusht, 1988 

Rexhep Gaxholli, një sulmues i rrezikshëm, së bashku me Bedridin Gjinalin, shijuan ditët më të mira në klubin e Lirisë gjatë viteve të 80-ta. 

Jo vetëm kaq, Gaxholli një kohë ka luajtur edhe për Prishtinën e  gjeneratës së artë të kapitenit Fadil Vokrri, kur garonin në ligën e parë ish jugosllave.

Në fotografi janë në të majtë Bedridin Gjinali, në mes Rexhep Gaxholli dhe në të djathtë Blerim Zherka, ish portier i Ballkanit nga Theranda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat