Esat Mehmeti me vlerësime interesante për Dallkun, Muhaxhirin, Dukagjinin dhe Trepçën ‘89

Futboll

Esat Mehmeti me vlerësime interesante për Dallkun, Muhaxhirin, Dukagjinin dhe Trepçën ‘89

Nga: K.G. Më: 30 maj 2021 Në ora: 13:49
Esat Mehmeti me vlerësime interesante për Dallkun, Muhaxhirin, Dukagjinin dhe Trepçën ‘89

Ish portieri i mirënjohur Esat Mehmeti, është i befasuar me Dukagjinin nga Klina, e cila u rikthye në elitën e futbollit të Kosovës. 

Ai ka vlerësime interesante për kryetrajnerin e Dukagjinit, Armend Dallkun, portierin Altik Muhaxhirin dhe Trepçën ’89.     

“Nga këndi im, se kush është skuadra e vitit, trajner i vitit, portier i vitit.

Image

Esat Mehmeti

Skuadra KF Dukagjinit - finalist i kupës së Kosovës (me pak fat fitues), tërë vitin ishte kryesues i ligës së parë. 

Inkuadrimi në Superligë përmes dy takimeve të barazhit: Ta eliminosh një Flamurtar si skuadër e njohur e suksesshme në kualifikimet e barazhit. Ta eliminosh një Trepçë ‘89 (që ishte favorite para takimit) është tepër kulminante.

Për shumë adhurues të futbollit është gjynah largimi i Trepçës ‘89 nga Superliga (kur dihet që në Kosovë - Mitrovica e ka lojën më të mirë).

Pra, me të drejtë mendojë  se KF Dukagjini është skuadra më e mirë , befasia  më e madhe e këtij viti në futbollin e Kosovës. 

Trajner Armend Dallku i cili e fitojë vjet kupën e Kosovës me KF Prishtinën ishte befasi largimi i tij nga Prishtina...!? Nuk u dorëzua, destinacion i ardhshëm ishte Klina, KF Dukagjini. 

Për shumë njohës të futbollit ishte befasi e madhe shkuarja në këtë mes, ishte udhëkryq i rrezikshëm në karrierën e tij në zejen e trajnerit. 
Ishte një guxim, një besim i madh në disiplinën dhe punën profesionale, duke u bazuar në përvojën  internacionale.

Këto të dhëna edhe një herë na bindën se Armendi e ka para vetit një karrierën të ndritshme në zejen e trajnerit. Me plotë meritë e mban epitetin karizmatik të trajnerit të vitit.

Portieri më i mirë i vitit, për mua pa dyshim është:  Altik Muhaxhiri.

Me urtësinë, përvojën shumëvjeçare, me punë e profesionalizëm , është më meritori për sukseset e KF Dukagjini. 

Jo rastësisht dikur ishte i grumbulluar në kombëtaren e Kosovës. Epiteti i më të mirit portier për këtë vit në Kosovë, nga përvoja ime i takon – Muhaxhirit”, ka shkruar Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat