Donnarumma rrezikon të mbetet pa skuadër

Futboll

Donnarumma rrezikon të mbetet pa skuadër

Më: 30 maj 2021 Në ora: 13:21
Donnarumma rrezikon të mbetet pa skuadër

Pas valcerit të trajnerëve, tani mund të vijë dominoja e portierëve.

Aktori kryesor do të jetë pikërisht Gianluigi Donnarumma, i cili do të largohet nga Milan-i pasi nuk u arrit marrëveshja për rinovimin.

Megjithatë, gjiganti italian rrezikon të mos gjejë hapësira në shtëpinë e Juventus. Massimiliano Allegri, në fakt, ka dëshirë të mbajë Szczesny, sipas Corriere dello Sport.

“Portieri italian, – lexohet, – rrezikon të mos gjejë hapësira te bardhezinjtë. Madje edhe Barcelona ka probleme”.

Pikërisht për këtë arsye, menaxheri Raiola ka propozuar një ulje të rrogës për të bindur klubet që të investojnë te Donnarumma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat