Georgina zbulon të ardhmen e CR7: Qëndron!

Futboll

Georgina zbulon të ardhmen e CR7: Qëndron!

Më: 29 maj 2021 Në ora: 23:39
Georgina Rodriguez

Nga Spanja vjen një dhënë e rëndësishme e merkatos për Cristiano Ronaldon.

E zbulon Georgina Rodriguez, partnerja e CR7, gjatë xhirimeve të dokumentarit për jetën e saj.

E pyetur nëse e ardhmja e “yllit” portugez do të ishte në Itali, duke qenë se ka edhe një vit kontratë me bardhezinjtë, ajo u përgjigj: “Se queda (qëndron).

Në këtë mënyrë, Georgina, hedh poshtë zërat për lamtumirën e mundshme të CR7 nga Juvja pas kthimit të Allegrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat