SelmanI: Futbolli nuk të shpërblen gjithmonë 

Futboll

SelmanI: Futbolli nuk të shpërblen gjithmonë 

Nga: K.G. Më: 29 maj 2021 Në ora: 17:12
SelmanI: Futbolli nuk të shpërblen gjithmonë 

Trajneri i futbollit, Agron Selmani, ka deklaruar se futbolli nuk të shpërblen gjithmonë. 

“Barazhi ! Futbolli i ka rregullat e veta (jo ato rregulla që ne i përshkruajmë!), rezultatet ndodhin jo se ashtu do të duhej të ndodhte, por sepse kanë ndodhur, futbolli nuk e merr anën e askujt, futbolli nuk të shpërblen gjithmonë, të luash mirë vetvetiu është shpërblim!

Futbolli ka programin apo rrugëtimin e vetë, prandaj ka raste kur nuk e meritojmë fitoren por fitojmë!

Pra në vetvete nuk jemi të parapërcaktuar për humbje por humbim, kur ta kuptoni këtë përmbajtje të drejtësisë atëherë gjithmonë do ta mbani kokën lartë pavarësisht zhvillimit të situatës!”, ka shkruar Selmani në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat