Juventusi ka pasur shumë luhatje në këtë kampionat

Futboll

Juventusi ka pasur shumë luhatje në këtë kampionat

Më: 29 maj 2021 Në ora: 16:43
Juventusi ka pasur shumë luhatje në këtë kampionat

Juventusi ka pasur shumë luhatje në këtë kampionat që lamë pas dhe nuk mund të quhet kurrsesi i suksesshëm për bardhezinjtë që humbën titullin kampion, dështuan në “Champions League” dhe që arritën të kualifikoheshin në këtë kompeticion për sezonin e ardhshëm vetëm falë gabimit të Napolit në ndeshjen e fundit.

Andrea Pirlo u largua për t’i lënë vendin Alegrit, ndërsa nga krahu tjetër edhe drejtori Fabio Paratici i dha lamtumirën klubit.

“La Gazzetta dello Sport” ka dhënë një hipotezë disi të pazakontë për zëvendësuesin e tij.

Maurizio Arrivabene mund të jetë drejtori i ri i Juventusit. Bëhet fjalë për 64-vjeçarin që është më i njohur për “Formula 1” sesa për botën e futbollit. Arrivabene ka drejtuar skuderinë Ferrari në vitet 2014-2018, në vitet kur është luftuar për kampionatin me Mercede.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat