Petkoviç flet për transferimin e mundshëm të Granit Xhakës në Romë

Futboll

Petkoviç flet për transferimin e mundshëm të Granit Xhakës në Romë

Më: 29 maj 2021 Në ora: 14:54
Petkovic dhe Xhaka

Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkovic ka folur për largimin e mundshëm të Granit Xhakës nga Arsenali.

Yllin janë duke kërkuar shumë klube, por më serioze duket ekipi i Jose Mourinhos, AS Roma.

Për një transferimin të mundshëm në Serie A, ka folur edhe trajneri i Zvicrës, Petkovic.

Megjithatë kroati thotë se kjo nuk është çështje që duhet të diskutohet në ekipin kombëtar.

“Ne jemi në një flluskë këtu. Ne nuk merremi me komente nga jashtë. Transferimi i Granitit nuk është çështje diskutimi. Kjo është e mirë që ata janë në listën e klubeve të mira”, ka thënë Petkovic

Xhaka mund të largohet nga ‘topçinjtë’ gjatë afatit të transferimeve. Por, mbetët të shihet e ardhmja menjëherë pas EURO20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat