Spalletti është një njohës mjaft i mirë i kampionatit italian

Futboll

Spalletti është një njohës mjaft i mirë i kampionatit italian

Më: 29 maj 2021 Në ora: 11:32
Spalletti është një njohës mjaft i mirë i kampionatit italian

Luciano Spalletti është zyrtarisht trajner i Napolit. Ndonëse ishte dhënë si e sigurt prej ditësh, vetëm sot ka ardhur konfirmimi zyrtar nga klubi i Napolit dhe presidenti Aurelio De Laurentiis, i cili i uroi mirëseardhjen Spallettit.

“Jam shumë i kënaqur t’u njoftoj se Luciano Spalletti do të jetë trajneri i Napolit, duke nisur nga 1 korriku. Mirësevjen Luciano, bashkë do të bëjmë një punë të madhe”, shkroi De Laurentiis në rrjetet sociale.

Ish trajneri i Interit ka qenë pushim prej dy sezonesh, por është paguar nga zikaltrit pasi kishte kontratë me ta dhe tani është gati të rikthehet, teksa me Napolin ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me pagë 2.5 milionë euro në sezon.

Kjo është një mundësi mjaft e mirë për Spallettin, që të rikthehet sërish në pankinën e një skuadre cilësore, e cila edhe këtë sezon do të garojë për objektiva të rëndësishëm dhe synon të jetë në katërshen e parë të renditjes në kampionat.

Spalletti është një njohës mjaft i mirë i kampionatit italian, pasi më herët ka drejtuar me sukses Udinesen, Romën në dy periudha të ndryshme dhe Interin për dy vite me radhë. Jashtë Italisë, trajneri ka vetëm një eksperiencë pozitive në kampionatin rus, ku drejtoi skuadrën e Zenitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat