Ronaldo mes Anglisë dhe Francës

Futboll

Ronaldo mes Anglisë dhe Francës

Më: 29 maj 2021 Në ora: 11:17
Ronaldo mes Anglisë dhe Francës

Kristiano Ronaldo mbetet një e panjohur e madhe për vazhdimësinë te Juventus. Portugezi ka dhënë shenja largimi nga bardhezinjtë, mirëpo ende nuk ka asgjë konkrete.

Për luzitanin interesohet Mançester Junajtid dhe PSG, të cilat duket se janë të vetme klube që e përballojnë pa shumë probleme rrogën e tij.

Ndërkohë, duke pasur edhe një vit kontratë me Juventusin, në rast largimi pritet të përditojnë edhe italianët. Megjithatë, drejtuesit e Zonjës së Vjetër më shumë se para, mendojnë të përfitojnë të bëjnë shkëmbime.

Kështu, te Junajtid preferohet rikthimi i Pol Pogba, por që me siguri nuk do jetë e lehtë të binden Djajtë e Kuq pasi kartoni i Pogba kushton më shumë se ai i CR7. Nga ana tjetër, në rast se Ronaldo shkon në Paris, atëherë në Torino do të përfundonte Mauro Ikardi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat