Mahrez: Në mendjen time nuk ka presion

Futboll

Mahrez: Në mendjen time nuk ka presion

Më: 28 maj 2021 Në ora: 17:01
Mahrez: Në mendjen time nuk ka presion

Riyad Mahrez ka folur për Goal në prag të finales së Champions League që Manchester City i tij do të luajë kundër Chelsea-t të shtunën në mbrëmje.

Një ndeshje që, sipas ish-yllit të Leicester, do të jetë speciale, por mbetet gjithsesi një ndeshjes mes 22 futbollistësh.

“Natyrisht ka pak presion, por është një presion i mirë që transformohet në besim dhe personalitet. Në mendjen time nuk ka presion, për mua është si të ishte një ndeshje normale”, ka thënë Mahrez.

“Natyrisht po flasim për finalen e Champions League, por për mua është vetëm një ndeshje futbolli”.

Fantazisti i Qytetarëve ka qenë mes më të mirë në fazën e fundit të turneut, por forca e vërtetë e Manchester City-t është një tjetër:

“Jemi shokë shumë të mirë skuadre, qeshim shumë dhe bëjmë shumë shaka mes nesh. Mendoj se është e rëndësishme kur luan ndeshje si kjo. Jemi shumë të lidhur. Kemi një skuadër shumë të mirë dhe e dimë se mund të luajmë kundër kujtdo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat