Thyerja për një abuzim seksual

Futboll

Thyerja për një abuzim seksual

Më: 28 maj 2021 Në ora: 13:08
Thyerja për një abuzim seksual

Raporti mes Nike dhe Neymarit u prish për shkak të një hetimi në lidhje me një abuzim seksual të brazilianit ndaj një punonjëseje të markës së famshme të veshjeve sportive. Gushtin e kaluar, Nike ndërpreu kontratën me Neymarin, pasi “ylli” i PSG nuk bashkëpunoi në lidhje me një hetim të brendshëm të nisur nga kompania pas akuzave të një punonjëseje se ishte sulmuar seksualisht.

Lajmin e bëri të ditur kompania shumëkombëshe me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet një komunikate ku shpjegon se sportisti refuzoi të bashkëpunonte në lidhje me hetimin pas akuzave të besueshme nga ana e punonjëses, duke saktësuar se hetimi në këtë mënyrë nuk arriti të mbyllej me një konkluzion.

Shpjegohet vetëm tani, kështu, ndërprerja e kontratës me vlerë 210 milionë dollar, që duhej të vazhdonte deri në vitin 2028. Sipas “Wall Street Journal”, një punonjëse në vitin 2016 u kishte treguar miqve dhe kolegëve se braziliani ishte përpjekur ta detyronte për një raport seksual në një hotel në “New York”, ku gjendeshin të dy  një seri takimesh me kampionin.

Neymar mohoi akuzat, duke deklaruar se do të mbrohej në rrugë ligjore. Një zëdhënës i tij specifikoi se prishja e kontratës me Nike ishte një zgjedhje komerciale. Neymar më pas firmosi kontratë bashkëpunimi me “Puma”-n, e cila, sipas “Forbes”, i garanton brazilianit, 25 milionë euro në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat