Nga Shkëndija te Dinamo Zagreb, mësoni rivalët e mundshëm të Teutës

Futboll

Nga Shkëndija te Dinamo Zagreb, mësoni rivalët e mundshëm të Teutës

Më: 28 maj 2021 Në ora: 11:19
Nga Shkëndija te Dinamo Zagreb, mësoni rivalët e mundshëm të Teutës

Më 15 qershor Teuta do të mësojë rivalët për turin e parë të Ligës së Kampioneve.

Durrsakët, kampionë të Shqipërisë, janë në vazon e skuadrave jofavorite, duke pasur një koeficient të ulët (2.750), por kjo nuk do të thotë se nuk mund të kërkojnë kualifikimin për në turin e dytë të Champions-it.

Nga 17 klube që mund të jenë rivale në turin e parë, ka emra të cilët duken të pranueshëm për “djemtë e detit”. Kampionët e Malit të Zi, Gjeorgjisë, Lituanisë dhe Letonisë mund të “peshkohen” nga Teuta në këtë tur dhe shanset e kualifikimit do të ishin të mëdha.

Nga ana tjetër, durrsakët rrezikojnë që të përballen edhe me klube me shumë emër si Dinamo e Zagrebit, Legia e Varshavës apo Malmo, që e nisin nga turi i parë. Si kundërshtar i mundshëm është edhe Shkëndija e Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat