Marash Kumbulla mund të ndërrojë ekip

Futboll

Marash Kumbulla mund të ndërrojë ekip

Më: 27 maj 2021 Në ora: 19:13
Marash Kumbulla mund të ndërrojë ekip

Marash Kumbulla mund të ndërrojë ekip në Serinë A, rikthim me trajnerin që e zbuloi në Itali!

Mourinho do të krijojë një revolucion tek skuadra më e re e tij, Roma, në mënyrë që kjo skuadër te arrijë sa më lartë në Seria A. Kohët e fundit u përhap lajmi se portugezi kishte kërkuar shërbimet e Eden Hazard në repartin e sulmit.

Ku reformim i Romës duket se do të prekë edhe mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla.

21 vjeçari mund të bëhet pjesë e një shkëmbimi mes Torinos dhe Romës. Edin Dzeko do të largohet nga Roma dhe kështu verdhekuqtë kanë menduar ta zëvendësojnë me Belloti dhe si pjesë e marrëveshjes do të futet edhe mbrojtësi shqiptar.

Megjithatë transferimi tek Torino mund të jetë një aventurë e mirë për Kumbullan pasi në krye të pankinës do të jetë Juriç, trajneri që e zbuloi tek Verona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat