Pochettino: Kapërcehet çdo pengesë e mundshme

Futboll

Pochettino: Kapërcehet çdo pengesë e mundshme

Më: 27 maj 2021 Në ora: 15:36
Pochettino: Kapërcehet çdo pengesë e mundshme

Mauricio Pochettino mori drejtimin e PSG-së më datë 2 janar. Kylian Mbappe me shokë dështuan në kampionat dhe Champions League, por triumfuan në Superkupë dhe në Kupën e Francës.

Trajneri argjentinas, ka bërë një përmbledhje të punës së zhvilluar në prononcimin e dhënë në kanalin zyrtar të klubit francez.

“Prioriteti im i parë ishte bashkimi i një grupi të shpërbërë. Shumë lojtarë ishin të dëmtuar, të tjerë sapo ishin kthyer nga pushimet, por turnetë nuk presin dhe ishim të detyruar të luanim çdo tre ditë.

Rikuperimi fizik është i vështirë në kushte të tilla. Lojtarët kanë nevojë për kohë për t’u përshtatur me trajnerin e ri, por ia kemi dalë të bëjmë një punë shumë të mirë.

Në Ligue 1 ka skuadra që janë shumë të forta në aspektin fizik, ne e vuajtëm shumë kalendarin e ngjeshur. Një gjë e tillë ka ndikimin e vet, duke marrë parasysh edhe pandeminë e dëmtimet e shumta.

Nuk i kemi realizuar të gjithë objektivat, por kemi hedhur themelet e duhura””, deklaron trajneri argjentinas, i cili flet edhe për të ardhmen e tij. Ditët e fundit ka qarkulluar lajmi i rikthimit te Tottenham.

“Kam krijuar një raport të bukur me lojtarët, ata janë treguar shumë të dashur me mua që prej momentit që erdha te PSG. Jam i kënaqur me mënyrën se si janë përshtatur me skemat e reja. Do të bëjmë gjëra të mëdha në të ardhmen.

Më ka pëlqyer sakrifica e djemve, jemi koshientë për kualitetin që zotërojmë dhe ishim deri në fund në garë për çdo kompeticion. Fituam dy trofe, teksa, edhe pse nuk ndodheshim në formën më të mirë, ishim një hap larg finales së Champions League dhe shumë afër fitimit të titullit.

Duke marrë parasysh situatën në të cilën gjeta skuadrën në janar, unë mendoj se duhet të jemi krenarë për punën që kemi bërë. Sigurisht që nuk jam shumë i kënaqur në aspektin personal, futbolli është një sfidë e vazhdueshme.

Vijoj të mendoj se fitimi i trofeve është i vetmi opsion për PSG-në. Dua të imponoj idenë time: të jemi gjithmonë profesionistë dhe plot besim se kapërcehet çdo pengesë e mundshme“, përfundoi Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat