Xhaferi paralajmëron

Futboll

Xhaferi paralajmëron

Më: 27 maj 2021 Në ora: 12:43
Xhaferi paralajmëron

Alban Xhaferi, sponsori i Vllaznisë, mendon se ky është vetëm fillimi për kuqeblutë. Pas sfidës ndaj Laçit, ai e ka cilësuar ekipin e tij si fituesin moral të këtij kampionati, pasi i ka kënaqur të gjithë me lojë dhe ka kaluar çdo lloj parashikimi. Teksa paralajmëroi se Vllaznia e madhe po kthehej, ai gjithashtu bëri të ditur se nuk kishte asnjë shqetësim sa i përket të ardhmes së Brdariç pasi ai do të vazhdonte te kuqeblutë.

“Ky është një kampionat i jashtëzakonshëm që na ka emocionuar jashtë mase. Skuadra ka ardhur këtu me meritat e saj e ka luftuar. Sot ishim duke ëndërruar, ndonëse ishim koshient që ishte e vështirë.

Por i përgëzova çunat se janë kampionët e vërtetë të kampionatit në të gjithë aspektet. Sot është ditë për të festuar për Shkodrën. Tani të shohim para, kemi Europën dhe Vllaznia e madhe po vjen.

Ndeshjen këtu mund ta fitonim më thellë, Të Teutës nuk e kam parë por më duket çudi që dy të Apolonisë dalin me të kuqe. Por mendoj se Vllaznia ka luajtur drejt e do të luajë me këto që kanë ardhur deri këtu. Do të luajmë drejt. Pa dashur të nënvlerësojmë Skënderbeun, që është një ekip i mirë, shkojmë në finale të çojmë Kupën.

Ky sezon ishte jashtë parashikimeve, por falënderoj ekipin për atë që kemi arritur. Tani dua të shoh para, Vllazninë në Europë. Sezoni i ardhshëm? Pak a shumë baza e skuadrës është me kontrata afatgjata. Brdariç nuk ka dyshim që do të jetë pjesë e Vllaznisë. Ne jemi kampionët moral, me lojë, me disiplinë, me të gjitha aspektet, te cilësia e lojtarëve e të gjitha”, tha Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat