Inzaghi mbetet te Lazio

Futboll

Inzaghi mbetet te Lazio

Më: 27 maj 2021 Në ora: 11:18
Inzaghi mbetet te Lazio

Presidenti i Lazio, Claudio Lotito, dhe Simone Inzaghi u takuan dje dhe arritën një marrëveshje për rinovimin e kontratës së trajnerit.

Pas takimit të nivelit të lartë (pasdite vonë, trajneri dhe presidenti shkuan në Villa San Sebastiano për të diskutuar) dhe darkës së përbashkët, Inzaghi vendosi të rinovojë kontratën me Lazio. Ajo do të skadonte këtë qershor.

Inzaghi dhe Lotito kanë arritur një marrëveshje edhe për tri sezone të tjera, me një pagë prej afro 2.2 milionë euro në sezon, plus bonuse. Trajneri ka zgjatur kontratën e tij me bardhekaltrit deri në vitin 2024.

Përveç marrëveshjes ekonomike, kanë vendosur linja të përbashkëta edhe në planin teknik, duke kristalizuar projektin për sezonet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat