Gjithçka konsiderohet e hedhur pas krahëve

Futboll

Gjithçka konsiderohet e hedhur pas krahëve

Më: 26 maj 2021 Në ora: 13:50
Gjithçka konsiderohet e hedhur pas krahëve

Për herë të parë në 5 vite, Karim Benzema shtyu dyert e qendrës sportive “Clairefontaine” dhe gjeti aty kombëtaren e Francës.

Këtë të mërkurë, bomberi i Real Madridit filloi përgatitjet për Kampionatin Europian (11 qershor-11 korrik). Transalpinët do ta testojnë veten paraprakisht në ndeshjet miqësore ndaj Uellsit dhe Bullgarisë.

Pas pajtimit me trajnerin Didier Deschamps, erdhi edhe ribashkimi. 2058 ditë pas atij përjashtimi, Benzema e sheh veten sërish pjesë të kombëtares franceze. Sapo shkeli në Qendrën Kombëtare të Trajnimit, sulmuesi i Real Madridit ka kujtuar imazhet e 7 tetorit 2015, datës së vizitës së tij të fundit në atë “kështjellë”.

Historia e pastajme, e quajtur “sextape”, njihet nga të gjithë. Benzema u akuzua për shantazh ndaj Mathieu Valbuena, shokut të kombëtares, gjë për të cilën u përjashtua nga kombëtarja dhe përfundoi në dyert e gjykatave. Tashmë gjithçka konsiderohet e hedhur pas krahëve. Një “kapitull” i ri nis për sulmuesin e njohur te kampionët e botës në fuqi...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat