Domgjoni në Holandë

Futboll

Domgjoni në Holandë

Më: 26 maj 2021 Në ora: 11:22
Domgjoni në Holandë

Toni Domgjoni është shqiptari i rradhës që do të veshë fanellën e skuadrës holandeze Vitesse.

Pas Milot Rashicës dhe Armando Brojës i cili u aktivizua në këtë sezon, skuadra e njohur holandeze ka prezantuar në selinë e klubit mesfushorin shqiptar me pasaportë zvicerane, Toni Domgjoni.

Mesfushori 22-vjeçar vjen nga Zurichu ku është aktivizuar për katër sezone dhe ndërmerr një hap të madh të karrierës duke shkuar me një kampionat të madh si ajo e Holandës.

Domgjoni është aktivizuar me moshat e Zvicrës nga U-18 deri tek U-21 dhe me fanellën e Zurichut në këtë sezon ai ka luajtur në të gjitha kompeticionet në 33 ndeshje ku ka realizuar tre gola dhe ka dhuruar dy asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat