Tare në vështirësi

Futboll

Tare në vështirësi

Më: 26 maj 2021 Në ora: 10:57
Tare në vështirësi

Ky sezon është mbyllur jashtë objektivave për Lacion, që nuk është ndihmuar aspak as nga blerjet e merkatos së shkuar.

Ajo që ishte pika më e fortë e Igli Tares këtë sezon nuk ka funksionuar. Drejtori sportiv shqiptar ka qenë në qendër të kritikave për afrimet jo të përshtatshme në skuadër, duke i kushtuar kështu bardhekaltërve edhe në aspektin financiar.

Pozitat e Tares kanë nisur të lëkunden për herë të parë pas 12 vitesh te Lacio. Lotito nuk është i kënaqur me punën e këtij sezoni dhe sipas “Tuttosport” në mbledhjen e nesërme nuk do të diskutohet vetëm për të ardhmen e Inzagit, por edhe të 47-vjeçarit shqiptar.

Madje Lotito po mendon për “ndëshkimin“ e tij.

Plani i presidentit të klubit kryeqytetas është ta largojë Taren nga projekti i skuadrës Primavera dhe të emërojë Biankezin përgjegjës për të. Një ide kjo që nuk është parë me sy të mirë nga ish-futbollisti i Kombëtares kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat