De Laurentiis: Janë të gjitha gënjeshtra

Futboll

De Laurentiis: Janë të gjitha gënjeshtra

Më: 25 maj 2021 Në ora: 20:36
De Laurentiis: Janë të gjitha gënjeshtra

“Sergio Conceicao nuk do të jetë trajneri i ri i Napoli-t”.

Ky ka qenë pohimi i presidentit të Napoli-t, Aurelio de Laurentiis, për Maisefutbol, faqe sportive portugeze.

“Janë të gjitha gënjeshtra. Trajnerin e ri të Napoli-t e kemi gjetur dhe do ta lajmërojmë pas një javë”.

Numri një i klubit napolitan, gjithesi, ka pranuar se ka folur me super menaxherin Jorge Mendes:

“Jorge është një mik. Kemi zhvilluar disa biseda në tre muajt e fundit dhe ai ka propozuar tre ose katër trajnerë, por nuk kemi nisur asnjë negociatë. Nuk kam folur kurrë me Sergio Conceicao”, ka thënë De Laurentiis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat