Dervishi ndahet me Teteksin, i vijnë oferta të reja nga skuadrat e Maqedonisë dhe të Kosovës

Futboll

Dervishi ndahet me Teteksin, i vijnë oferta të reja nga skuadrat e Maqedonisë dhe të Kosovës

Më: 25 maj 2021 Në ora: 15:27
Dervishi ndahet me Teteksin, i vijnë oferta të reja nga skuadrat e Maqedonisë dhe të Kosovës

Pasi e përfundoi me sukses misionin e tij te Teteksi (siguroi mbijetesën në ligën e dytë-perëndim), mbrojtëi i djathtë nga Tetova, Enis Dervishi ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin tetovar, ndonëse këta të fundit dëshironin ta kenë për vete edhe në sezonin e ardhshëm.

Ambiciet e futbollistit të talentuar janë që të luaj në klube më cilësore dhe për këtë shkak nuk mungojnë ofertat nga skuadra të ndryshme nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Të përkujtojmë se, Dervishi sezonin e shkuar nga Gostivari ambicioz u kthye në Teteks, dhe kjo vetëm për arsye financiare që kishte skuadra e Gostivarit, nga i cili klub ishin larguar edhe lojtarë të tjerë.

Te Teteksi përflitej se Enis ishte lojtari më i paguar i skuadrës, ndërsa ishte në mesin e lojtarëve kryesor te ekipi tetovar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat