Vazhdon të mbetet pezull

Futboll

Vazhdon të mbetet pezull

Më: 25 maj 2021 Në ora: 12:58
Vazhdon të mbetet pezull

Vazhdon të mbetet pezull rinovimi i kontratës së Lorenzo Insignes me Napolin.

Menaxherët e sulmuesit dhe drejtuesit e klubit nuk kanë përcaktuar ende një datë për t’u ulur në tavolinë dhe për të biseduar rreth së ardhmes së futbollitit.

Kontrata e 29-vjeçarit me Napolin skadon në vitin 2022 dhe në rast se palët nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët, atëherë lojtari i kombëtares italiane me shumë mundësi do të largohet gjatë merkatos së verës.

Presidenti De Laurentiis nuk dëshiron të përforcojë kundërshtarët e drejtpërdrejtë dhe për këtë mund ta shesë kartonin e Insignes vetëm jashtë Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat