Në Madrid janë të bindur se Mbappe do të përfundojë në “Santiago Bernabeu'

Futboll

Në Madrid janë të bindur se Mbappe do të përfundojë në “Santiago Bernabeu'

Më: 25 maj 2021 Në ora: 12:16
Në Madrid janë të bindur se Mbappe do të përfundojë në “Santiago Bernabeu

Josep Pedrerol vazhdon të insistojë se Kylian Mbappe do ta veshë fanellën e Real Madridit.

Nga burime të sigurta, Pedrerol i ‘El Chiringuito de Jugones’ raportoi javë më parë se Reali ka nisur punën për blerjen e Mbappes dhe sot, gjërat, sipas tij, po shkojnë sipas planeve,

“Real Madridi vazhdon të jetë i bindur se do ta blejë Mbappen”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Pedrerol tha se Florentino Perez dëshiron të kryejë punën në heshtje, duke mos u spekuluar asgjë në media për gjithçka që e lidh Mbappen me Realin.

Reklamë

Sipas gazetarit dhe udhëheqësit të ‘El Chiringuito’, në Madrid janë të bindur se Mbappe do të përfundojë në “Santiago Bernabeu”, për shkak edhe të marrëdhënieve të mira që ka Perez me numrin një të PSG-së, por; “më kanë thënë se vera do të jetë e gjatë”, tha Pedrerol në El Chiringuito.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat