Hazard, zbulon planet për të ardhmen

Futboll

Hazard, zbulon planet për të ardhmen

Më: 25 maj 2021 Në ora: 11:39
Hazard, zbulon planet për të ardhmen

Eden Hazard po mendon të largohet nga Real Madrid këtë verë pas një tjetër sezoni zhgënjyes në Spanjë.

Gazetari Edu Aguirre ka thënë për “El Chiringuito TV” se belgu ka dëshirë të kthehet te Çellsi. Edhe zbarkimi mundshëm i Kilian Mbapes në Madrid, ka shtuar dyshimet e Hazard, i cili mund të ketë frikë se nuk do të ketë shumë hapësira në formacionin titullar.

Gjithmonë sipas Aguirre, presidenti Perez nuk do ta pengonte një largim të mundshëm të belgut, duke parë se ai është një nga lojtarët më të paguar në ekip dhe ka një kontratë deri në 2024-ën.

Hazard u ble për 100 milionë euro në 2019-ën nga Çellsi, dhe ka shënuar vetëm 5 gola në 43 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat