Anel Rashkaj pensionohet nga kombëtarja e Kosovës

Futboll

Anel Rashkaj pensionohet nga kombëtarja e Kosovës

Më: 24 maj 2021 Në ora: 20:36
Anel Rashkaj

Kapiteni i parë i kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj ka marr një vendim të vështirë.

Rashkaj përmes një videoje ka njoftuar se është pensionuar nga kombëtarja e Kosovës.

Ai për herë të parë u aktivizua për Kosovën në vitin 2008, ku “Dardanët” as nuk ishin të pranuar në FIFA. Pasi u pranua në FIFA, Rashkaj ishte kapiteni i parë i Kosovës.

“Ky rrugëtim më ka sjell shumë emocione, shumë miq, shumë kujtime që do t’i bart me vete gjatë tërë jetës sime” thotë ndër të tjera në video Rashkaj.

Ditë më parë edhe Atdhe Nuhiu bëri të ditur pensionimin nga kombëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat