Mbappe jep shenja lamtumire me PSG-në derisa flet për të ardhmen e tij

Futboll

Mbappe jep shenja lamtumire me PSG-në derisa flet për të ardhmen e tij

Më: 24 maj 2021 Në ora: 10:12
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe u dërguar një mesazh të qartë hierarkisë së Paris Saint-Germain pasi skuadra franceze humbi titullin në Ligue 1.

Mbappe ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij dhe po kërkon siguri para se të vendosë të ardhmen e tij, derisa ka deklaruar se dëshiron të jetë pjesë e një klubi fitues, përcjell KosovaPress.

“Të gjithë e dinë se sa thellësisht jam i lidhur me klubin. Unë gjithmonë kam qenë shumë mirënjohës ndaj presidentit, trajnerëve të mi të ndryshëm, ”tha Mbappe për "Canal Plus".

“Ajo që dua është të fitoj, të ndjehem sikur jam diku ku mund të fitoj, ku ka një projekt solid rreth meje. Projekti i futbollit është thelbësor. Unë dua të ndihem sikur jam pjesë e një ekipi që do të bëj diçka.", vazhdoi sulmuesi francez.

“Pastaj na takon ne për të treguar se çfarë mund të bëjmë, ne po flasim me klubin, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Në çdo rast, unë gjithmonë kam qenë i lumtur këtu dhe kam pasur katër vite të jashtëzakonshme këtu, ne jemi shumë të qartë me klubin."

“Klubi e di marrëdhënien time me të, këtë qytet dhe këtë vend. Ne do t'i bëjmë gjërat në mënyrën që duhet të bëhen, në një mënyrë apo në një tjetër. Nuk mund të them se çfarë duhet bërë, unë jam thjesht një lojtar."

“Kur të gjithë e shohin, është më lehtë të nxirren përfundime, por nuk ka asnjë problem. Ne e humbëm titullin, por tani, duhet të përqendrohemi te e ardhmja. ", tha në fund Kylian Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat