Tre kampionate, tre verdikte të ndryshme

Futboll

Tre kampionate, tre verdikte të ndryshme

Më: 23 maj 2021 Në ora: 11:03
Tre kampionate, tre verdikte të ndryshme

Në Serie A ditën do të hapë Interi që pasi të përfundojë sfidën me Udinesen do të ngrejë lart titullin e 19-të kampion në histori në praninë e 1.000 tifozëve në “San Siro”.

Mbrëmja do të jetë akoma më interesante pasi do të përcaktohen 2 biletat e fundit për në grupet e Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm, me Milanin që do të sfidojë në Bergamo, skuadrën e Atalantëz, ndërkohë që Juventusi do të udhëtojë në Bolonjë për t’u përballur me skuadrën e Mihajloviçit. Ndeshje më të lehtë në letër ka Napoli që pret në shtëpi Veronën.

Në rast fitoresh nga ana e Milanit dhe Napolit skuadra e Pirlos do të mbetej jashtë Ligës së Kampionëve, por “kuqezinjtë” nuk do ta kenë të thjeshtë përballë Atalantës që nga ana e saj kërkon ta mbyllë sezonin në vendin e dytë, prandaj shpresat për Juven janë të mëdha.

Në Angli gjithashtu do t’i dorëzohet titulli Man. Sitit në përfundim të sfidës ndaj Evertonit që do të luhet në orën 17:00. Vëmendja më e madhe edhe në Premier League do të jetë te gara ku ashtu si në Itali, luftojnë tre skuadra për 2 vende me Çellsin që do të sfidojë Aston Villan në transfertë, ndërkohë që Liverpulli pret Kristal Pallasin në “Anfield”, ndërkohë që Lesteri luan po në shtëpi ndaj Totenhamit.

Në mbrëmje do të zgjidhet edhe çështja e titullit kampion në Francë, me Lillën që luan në transfertë dhe ka nevojë për tre pikët për të kurorëzuar me sukses një sezon të jashtëzakonshëm, ndërkohë që PSZH që pret një hap fals të rivalëve do të sfidojë Brest po në transfertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat