Suarez shpërthen në lot: Më nënvlerësuan!

Futboll

Suarez shpërthen në lot: Më nënvlerësuan!

Më: 22 maj 2021 Në ora: 23:12
Suarez shpërthen në lot pas titullit: Më nënvlerësuan!

Titulli kampion, i vendosur nga një gol i tij, ka qenë një hakmarrje e ëmbël për Luis Suarez.

Sulmuesi u largua nga Barcelona që e trajtoi si të ishte një futbollist i mbaruar dhe uruguaiani provoi se kishte ende shumë për të dhënë në futbollin e rëndësishëm, duke shënuar me rregullsi mbresëlënëse.

Ndaj pas përfundimit të ndeshjes, Luis Suarez nuk i mbajti dot lotët dhe pas telefonatës me familjarët  e tij në fushën e lojës, u shfaq duke qarë edhe para kamerave të televizioneve.

“Më kalojnë shumë gjëra në mendje. Një nga këto është situata që më takoi të kaloja.

Filloi sezoni me mënyrën se si më nënvlerësuan. Atletiko më hapi dyert që të mund të tregoja se kush jam dhe për këtë arsye do t’u jep gjithmonë mirënjohës që besuan te unë. Shumë njerëz që kanë qëndruar përkrah meje kanë vuajtur. Kam shumë vite në futboll por ky është viti që kanë vuajtur më shumë.

Ky kampionat është special, për të gjithë atë që vuajta. Ja ku janë statistikat e mia tani. Mesi? Do të jetë i lumtur, jemi miq dhe më uroi fat dhe se e meritoja”, ishin fjalët e Suarez pas sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat