Ndeshjet direkte nuk ndajnë dot se kush duhet të jetë në kryesim

Futboll

Ndeshjet direkte nuk ndajnë dot se kush duhet të jetë në kryesim

Më: 22 maj 2021 Në ora: 13:01
Ndeshjet direkte nuk ndajnë dot se kush duhet të jetë në kryesim

Kategoria Superiore e këtij sezoni do të zgjidhet nga golat, ose më saktësisht nga kush shënon një gol më shumë. Ndeshjet Teuta-Apolonia dhe Vllaznia-Laçi do të jenë ato që do të përcaktojnë se kush do të shpallet kampion në Superiore, me trofeun  kampionit që do të shëtitë sa në një qytet në tjetrin, në varësi të herëve që do të tundet rrjeta.

Me përfundimin e ndeshjeve të javës së 35-të, Teuta dhe Vllaznia kanë një barazi në pikë, me 63 të tilla të siguruara deri tani.

Ndeshjet direkte nuk ndajnë dot se kush duhet të jetë në kryesim, pasi në 4 sfidat e luajtura mes tyre, secila skuadër ka fituar nga një të tillë me rezultatin 1-0, ndërsa dy të tjerat janë ndarë barazim pa gola. Kështu, kriteri i radhës që përdoret është ai i golavarazhit të përgjithshëm.

Situata aktuale shesh Teutën me golavarazh +21, ndërsa Vllaznia është në +20. Kësisoj, gjithçka do të vendoset nga fitoret në ndeshjet e fundit, por edhe nga numri i golave që do të shënojnë skuadrat në këtë sfidë. Durrsakëve u mjafton që të sigurojnë sukses me një golavarazh të barabartë me Vllazninë për të mbyllur sezonin me titullin kampion pas 17 vitesh. Nëse fiton me një diferencë me një gol më shumë dhe golavarazhi i përgjithshëm barazvlerësohet, atëherë do të jenë ekipi shkodran që do të festojë titullin, pasi merret për bazë kriteri tjetër, ai i numrit të përgjithshëm të golave të shënuar, që aktualisht sheh kuqeblutë me 42 gola e durrsakët me 36, shkruan vipsport.

Ndaj nuk është çudi që në javën e fundit të nisë një garë e mirëfilltë në distancë për gola, pasi pakkush vë në dyshim tashmë fitoret e dy ekipeve në ndeshjet përkatëse. Një garë që mund të zbehë disi këtë kampionat i cili te rivaliteti e gara me diferenca të ngushtë kishte pikën e vet më të fortë, mund të kthehet përsëri në momentin vendimtar në atë shfaqjen e shëmtuar që për shumë vite ka larguar tifozët nga stadiumet shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat