Zidane thotë fjalë lamtumire

Futboll

Zidane thotë fjalë lamtumire

Më: 22 maj 2021 Në ora: 12:40
Zidane thotë fjalë lamtumire

Zinedine Zidane thotë fjalë lamtumire. Pavarësisht se në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk e pranon diçka të tillë, në konferencën përpara Vijarealit ai jep sinjalet e largimit. Thotë se Reali do të jetë ekip më i mirë pa ta në pankinë. Ai nuk i ka humbur shpresat për fitoren e titullit kampion.

Ky ka qenë një nga sezonet më të vështira dhe me shumë pengesa. Megjithatë, mund të finalizohet me titullin kampion. Si ndiheni në këtë ditë speciale?

Sigurisht që do të jetë një ditë speciale sepse është ndeshja e fundit e një sezoni me vështirësi. Por, do të japim gjithçka në fushën e lojës. E dimë shumë mirë forcën e kundërshtarit dhe ecurinë e Vijarealit. Janë duke bërë mjaft mirë, por ne duam 3 pikët dhe shpresojmë që ta fitojmë titullin kampion.

Çfarë është më e lehtë që Reali të dalë kampion apo që Zidan të qëndrojë?

Më e rëndësishme është gjithmonë skuadra. Mendojmë vetëm për ndeshjen dhe asgjë tjetër. Duhet të përqendrohemi maksimalisht në këtë moment të rëndësishëm. Duhet të luajmë për ta fituar titullin kampion.

Sot (dje) bëhen 4 vite nga titulli i parë kampion që fituat në javën e fundit në Malaga. Çfarë bilanci i bëni këtij sezoni, pavarësisht rezultatit?

Në vitin 2017 fituam titullin në javën e fundit. Futbolli prandaj është i bukur dhe Liga spanjolle e veçantë. Bilanci është shumë pozitiv dhe e rëndësishme është që të japim gjithçka. Nesër (sot) do të shohim nëse do të marrim 10 ose 9.5.

E keni marrë vendimin për ta respektuar kontratën deri në vitin 2022 apo do ta braktisni Realin pas kësaj ndeshjeje?

Sërish me këtë pyetje. Ne do të mendojmë vetëm për ndeshjen. Kjo është më e rëndësishmja. Pastaj të shohim. Kemi kohë për të folur për këtë, por nuk është momenti. Duhet të vendosim të gjithë energjinë në ndeshje. Pas 37 javësh nuk duhet të humbasim kohë për të folur për këtë gjë.

Shumica e lojtarëve duan që ju të vazhdoni si trajner. Si ndiheni kur ata ju duan?

Unë i dua shumë lojtarët e mi. Ata që kanë luajtur më kanë shpëtuar shumë herë, në kuptimin që kanë dhënë gjithçka në të gjitha ndeshjet. Për këtë do t’u jem gjithmonë mirënjohës. Fakti që e mendojnë këtë është diçka e mirë për mua si trajner.

Do të jetë Ramos në këtë ndeshje?

Po. Do të jetë me ne këtë herë. Është stërvitur normalisht dhe do të grumbullohet. Por, skuadrën do ta merrni vesh nesër (sot). Unë do ta dua gjithmonë me vete një lojtar të tillë. Shpresoj të jetë në Europian.

Si është Hazard?

Ka diçka. Është pak gjë, por nuk duam të rrezikojmë. Nëse nuk është stërvitur do të thotë se ka diçka. Nuk do të jetë i grumbulluar për këtë ndeshje.

A mund të jetë Reali skuadër më e mirë pa ju si trajner?

Sigurisht që po. Jam shumë i sigurt që mund të jetë.

Benzema do të rikthehet me kombëtaren franceze. Ju keni pasur rol në rikthimin e tij?

Jo, por jam shumë i lumtur që Benzema rikthehet. Kjo ishte ajo që donte dhe jam i lumtur për të. Shpresoj që të gjithë të përfitojnë nga futbolli i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat