Pezullohet futbolli në Argjentinë

Futboll

Pezullohet futbolli në Argjentinë

Më: 22 maj 2021 Në ora: 12:35
Pezullohet futbolli në Argjentinë

Ndalet futbolli në Argjentinë. AFA (federata lokale e futbollit) ka urdhëruar pezullimin e përkohshëm të të gjitha ligave, të paktën deri më 30 maj.

Vendimi vjen për shkak të nevojës për të mbështetur planin e qeverisë dhe ndaluar rastet e Covid-19, që po përfshijnë vendin, me një numër kurrë kaq të lartë që nga fillimi i pandemisë. Vetëm dje u regjistruan 35468 të infektuar të rinj dhe 692 vdekje (për një mesatare prej 505 në ditët dhe javën e fundit).

Për këtë arsye, vendimi u mor për t’u ndalur futbolli (Argjentina, ndër të tjera, mbeti i vetmi vend organizues i ‘Copa America 2021’, pas pezullimit të Kolumbisë për të njëjtin shkak).

Sidoqoftë, ky pezullim i futbollit në Argjentinë, sipas mediave lokale, nuk ka të bëjë me ndeshjet e organizuara nga “Conmebol”, pra as me “Copa Libertadores” dhe “Copa Sudamericana” (përkatësisht ekuivalente të Champions-it dhe Europa League), gara që shohin deri në 13 skuadra argjentinase të përfshira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat