Martinez nuk është i sigurt te Interi

Futboll

Martinez nuk është i sigurt te Interi

Më: 22 maj 2021 Në ora: 12:19
Martinez nuk është i sigurt te Interi

Lautaro Martinez vazhdon të deklarojë se do të dëshironte të qëndronte te Interi, por njëkohësisht, menaxheri i tij është vënë në lëvizje për t’i gjetur sa më shpejt një sistemim të ri futbollistit pasi me sa duket, e ardhmja e tij te zikaltërit nuk është e garantuar.

Dyshime rreth projektit sportiv, ndonjë fërkim më shumë se duhet me trajnerin Konte, apo edhe mundësia për të luajtur në klube pa luhatje të mëdha siç janë ato që përjetohen te zikaltërit, po shtyjnë futbollistin që të shohë drejt horizontit. “Marca” raporton se menaxheri i tij, Ajehandro Kamano, në javën e kaluar ka qenë në Madrid, ku ka takuar drejtuesit e Realit dhe Atletikos për të mësuar mundësitë e tyre për të siguruar “Demin”.

Por në të dy rastet, Lautaro Martinez nuk është zgjedhje e parë. Reali do t’i hidhte sytë atij vetëm nëse dështon në afrimin e Mbape ose Haland, Ndërsa nga ana tjetër, e ardhmja te Atletiko varet nga ajo që do të bëjë Luis Suarez në këtë verë, pasi vendi për të do të krijohej vetëm nëse uruguaiani vendos të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat