Douglas Costa huazohet në Gremio

Futboll

Douglas Costa huazohet në Gremio

Më: 21 maj 2021 Në ora: 21:49
Douglas Costa

Douglas Costa ka një klub të ri.

Douglas Costa do të rikthehet në vendlindjen e tij në Brazil. Juventus ka njoftuar se sulmuesi ka arritur marrëveshje me Gremio, duke u larguar nga Bayern Munich, ku ishte i huazuar nga vera e vitit të kaluar.

Costa do të vesh fanellën e ekipit nga Porto Allegre deri më 30 qershor, 2022.

Ai erdhi në Juventus në vitin 2017 nga Bayern Munich por nuk arriti të lë gjurmë në Torino duke u rikthyer përkohësisht në formë huazimi te skuadra bavareze prej ku karrierën do ta vazhdojë në Brazil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat