Shqiptarët që do të luajnë në Euro 2020

Futboll

Shqiptarët që do të luajnë në Euro 2020

Më: 21 maj 2021 Në ora: 17:36
Shqiptarët që do të luajnë në Euro 2020

Një numër i madh do të marrin pjesë edhe pse jo me vendlindjet e tyre.

Te Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut do të luajnë shtatë shqiptarë, në mesin e tyre edhe Elif Elmas – që shpesh ka ditur ta mohoj kombësinë shqiptare, megjithatë historia e tij familjare tregon shumë.

Lista e futbollistëve shqiptarë në Maqedoni:

Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Enis Bardhi, Ferhan Hasani dhe Elif Elmas

Te Zvicra, tashmë jemi mësuar që një kohë të gjatë – kjo kombëtare pa shqiptarët ‘s’ka të gjallë’.

Edhe pse nuk është lista e plotë, dhe mund të ketë ndryshime nga trajneri Vladimir Petkoviç – momentalisht te Helvetikët janë katër shqiptarë, në mesin e tyre edhe njeriu që i tha ‘Po’ Kosovës – Andi Zeqiri

Lista e futbollistëve shqiptarë në Zvicër:

Admir Mehmedi, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri

Kombëtarja e Maqedonisë në grupin e EURO ka këto shtete: Austrinë, Ukrainën dhe Holandën.

Kurse Zvicra: Uellsin, Italinë dhe Turqinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat