Solskjaer: Të gjithë janë gati për finalen

Futboll

Solskjaer: Të gjithë janë gati për finalen

Më: 21 maj 2021 Në ora: 16:51
Solskjaer: Të gjithë janë gati për finalen

Harry Maguire pësoi një dëmtim në ligament në ndeshjen e këtij muaji ndaj Aston Villas në Premier League dhe prej më shumë se 12 ditësh ai nuk stërvitet.

Sfida më e madhe e anglezit është pjesëmarrja në finalen e Europa League ndaj Villarreal pas 5 ditësh.

Trajneri i Manchester United, Olle Gunnar Solskjaer foli për gjendjen e kapitenit dhe tregoi se është thuajse e pamundur që Maguire të jetë në finale, por do e shoqërojë ekipin, pasi siç e thotë vetë trajneri, është shumë i rëndësishëm për moralin e skuadrës.

“Maguire po ecën, por është rrugë e gjatë nga ecja në vrapim, kështu që nuk mendoj se do e shohim në finalen e Gdanksut, jo. Siç e kam thënë më parë, do i jap atij kohë deri të martën në mbrëmje, seancën e fundit stërvitore dhe ai do përpiqet të jetë në skuadër. Ai po përmirësohet, por ligamentet kërkojnë kohë për t’u shëruar”.

“Ai është person shumë i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes, një lider. Para se të lejoheshin tifozët në stadium, mendoj se e keni dëgjuar të gjithë nga tribunat. Kështu, ai do të vijë, do të jetë në dhomën e zhveshjes dhe do të sigurohet që të gjithë janë gati për finalen”, u shpreh Solskjaer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat