Gjesti i lojtarit të Kombëtares bën bujë në Itali

Futboll

Gjesti i lojtarit të Kombëtares bën bujë në Itali

Më: 21 maj 2021 Në ora: 11:57
Gjesti i lojtarit të Kombëtares bën bujë në Itali

Gjesti i lojtarit të Kombëtares bën bujë në Itali!

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj ka hequr dorë nga paga e muajit qershor pas takimit me presidentin e skuadrës së Peskarës, Daniele Sebastiani për të ndihmuar klubin pas rënies në Serinë C italiane.

Një gjest i mrekullueshëm ky për kapitenin e Peskarës, që edhe nga vetë klubi është komunikuar me anë të një deklarate zyrtare ku thuhej se Ledian Memushaj ka hequr dorë nga paga e muajit qeshor për të ndihmuar klubin e tij.

Mesfushori vlonjat është lideri i skuadrës abruceze teksa ka qenë kapiten i kësaj skuadre edhe në kohën kur Peskara militonte në Serinë A italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat