Kukësi i çliruar nga objektivat

Futboll

Kukësi i çliruar nga objektivat

Më: 21 maj 2021 Në ora: 11:48
Kukësi i çliruar nga objektivat

Kukësi do të zbresë në fushë ditën e sotme në orën 17:00, teksa luan në Korçë ndaj vendasve të Skënderbeut.

Mirëpo, para se të mbërrijë edhe koha e ndeshjes, verilindorët të cilët prej ditës së djeshme janë të grumbulluar në Pogradec, kanë gjetur sot kohën edhe për pak relaks.

Kështu, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të klubit në rrjetet sociale bëhet e ditur se futbollistët dhe stafi kanë vizituar pikën turistike të Drilonit duke shijuar bukuritë e natyrës dhe për t’u shpërqëndruar disi nga kampionati që po iu vjen fundi.

Aq më tepër që te Kukësi janë të qetë edhe sa i përket renditjes, teksa këtë sezon verilindorët mes shumë luhatjeve nuk shkuan dot më shumë se vendi i gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat