Tifozët shpërthejnë kundër Ronaldos

Futboll

Tifozët shpërthejnë kundër Ronaldos

Më: 20 maj 2021 Në ora: 17:47
Tifozët shpërthejnë kundër Ronaldos

Jo vetëm lojtarët e Real Valladolid e dinë dhe supozojnë se mbijetesa në La Liga është e pamundur. Edhe tifozët. Ose të paktën shumë prej tyre, ata që janë grupuar në shoqatën përkatëse, të cilët kanë lëshuar një deklaratë të ashpër, ku tregojnë shqetësimin për situatën aktuale të klubit:

“Përmes kësaj letre, ne kërkojmë një takim informues me presidentin Ronaldo Nazario de Lima.

Synimi ynë është të tregojmë shqetësimin për atë që besojmë se ka qenë një neglizhencë e plotë gjatë marrjes së vendimeve, që korrespondonin me fushën sportive gjatë këtij sezoni, duke patur si pasojë rënien e afërt të ekipit. Ne, gjithashtu protestojmë për fshehtësinë dhe mungesën e komunikimit të klubit, veçanërisht të presidentit të tij.

Ne jemi shtylla e këtij klubi. Në këtë mënyrë, ne besojmë se duhet të jepen shpjegimet e nevojshme për të ardhmen e afërt të klubit dhe cilat janë synimet e presidentit. Duam të dimë planifikimin afatshkurtër ekonomik dhe sportiv. Të gjitha bazohen në objektivin e të qenit në gjendje të kthehemi në vendin që një klub historik si i yni meriton, La Liga”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat