Arsenali do të luajë sonte si mysafirë i Crystal Palaces

Futboll

Arsenali do të luajë sonte si mysafirë i Crystal Palaces

Më: 19 maj 2021 Në ora: 19:23
Arsenali do të luajë sonte si mysafirë i Crystal Palaces

Arsenali do të luajë sonte si mysafirë i Crystal Palaces derisa do të kërkojë fitore në mënyrë që të shfrytëzojë ndonjë gabim të Tottenhamit, Evertonit dhe West Hamit për ndonjë vend që dërgon në gara europiane

Skuadra e Mikel Artetës për momentin është në vendin e 10 me 55 pikë dhe një fitore e saj do ta ngriste në 58 pikë një më pak se rivali i tyre lokal Tottenham që sonte luan kundër Aston Villës.

Por, nuk është vetëm Tottenham që Arsenali duhet pritur për të gabuar, pasi që në lojë për një kualifikim në Europë është edhe Everton, Leeds dhe West Ham United.

Derisa Leeds fitoi mbrëmë për ta marrë vendin e tetë, Everton luan sonte kundër Wolves dhe në rast të fitores do të barazohej me pikë me Tottenhamin.

Për të arritur të fitorja Arsenal sonte ka startuar me katërshen sulmuese:  Saka, Pepe, Smith-Rowe dhe Aubameyang.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat