Mbappe kërcënon rivalët dhe Gjermaninë!

Futboll

Mbappe kërcënon rivalët dhe Gjermaninë!

Më: 19 maj 2021 Në ora: 17:16
Mbappe kërcënon rivalët dhe Gjermaninë!

Me rikthimin e Karim Benzema në kombëtare pas shumë vitesh, tashmë Franca fuqizohet edhe më shumë dhe sot është një nga kombëtaret më të forta në planet.

“Gjelat” e Didier Deschamps fituan Botërorin Rusi 2018 dhe cilësohen si një nga favoritët kryesorë për triumfin në Euro 2020.

Turneu i  rëndësishëm do të fillojë më 11 qershor. Kylian Mbappe, sulmuesi dhe ylli i  kombëtares franceze, ka folur për  Lci rreth objektivave të tij dhe të shokëve të skuadrës.

“Jemi një skuadër e madhe. Franca është një kombëtare me një traditë të madhe futbollistike, kështu që fitorja është alternativa e vetme për ne.

Duhet ta nderojmë fanellën e kombit tonë dhe të bëjmë të lumtur popullin francez. Jemi gati për të dhënë maksimumin tonë, do të i shte fantastike të fitojmë Euro 2020.

Mendoj se kjo është ëndrra e çdo futbollisti, sigurisht edhe e i mja. Ne jemi gati. E kemi përdorur përvojën e krijuar në Rusi 2018 për t’u përmirësuar edhe më shumë“, theksoi Mbappe.

Franca është pjesë e grupit F. Kundërshtarët janë Gjermania, Portugalia dhe Hungaria. Sfida e parë luhet më 15 qershor ndaj “Pancerave” të Joachim Low.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat