Barcelona është e interesuar t’i besojë bankinën gjermanit

Futboll

Barcelona është e interesuar t’i besojë bankinën gjermanit

Më: 18 maj 2021 Në ora: 12:08
Barcelona është e interesuar t’i besojë bankinën gjermanit

Humbjen 8:2 me Bayern Munich te Barcelona nuk do ta harrojnë për shumë kohë.

Në bankinë për bavarezët ishte Hansi Flick, i cili është larguar së fundmi dhe me shumë mundësi do të drejtojë Gjermaninë.

Ende nuk ka gjë zyrtare, edhe pse në Gjermani mediat e bëjnë të sigurt këtë lëvizje.

Në Spanjë ndërkohë raportojnë se Barcelona është e interesuar t’i besojë bankinën gjermanit Flick.

Ronald Koeman konsiderohet i larguar në fund të sezonit dhe gazetari Gerard Romero raporton se Flick është një nga opsionet për Barcelonën, pasi ende nuk e ka mbyllur marrëveshjen me Federatën Gjermane të Futbollit.

Sigurisht alternativa e Xavi është e pashmangshme. Legjenda e klubit spanjoll drejton aktualisht skuadrën e Al Sadd dhe ka arritur suksese të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat