Pas ndeshjeve të djeshme në Kategorinë Superiore, Partizani ka marrë kryesimin e kampionatit, edhe pse me pikë të barabarta me Teutën.
Ndërkohë, diferencat janë fare të vogla edhe me Vllazninë e Laçin, ndaj ndeshjet e së premtes do jenë vendimtare.
Kështu, Vllaznia luan me Partizanin ndërsa Laçi me Teutën.
Në kampin shkodran ai që ka karikuar ambientin është Alban Xhaferi, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se besojnë deri në fund.