Nevil Dede është i bindur se ndeshja e sotme derbi tregoi se pse ai e cilëson këtë si “kampionatin e frikës”. Në “Skaner” ai shpjegoi se këtu ka filluar të ndikojë shumë frika për të mos humbur më shumë se lodhja fizike.
“Sa i përket derbit, ishte një ndeshje në momentin më kyç të sezonit për të dy ekipet. Tirana duhej ta fitonte patjetër që të shpresonte matematikisht për titullin e minimalisht për Europën. Ndeshja nisi me intensitet, por ajo që nuk u rrit kurrë ishte cilësia e kësaj ndeshje. Kampionati i frikës që e kam thënë shumë kohë më parë, sot u vërtetua më së miri në pasime me gabime shumë të mëdha.
Mendoj që Partizani në këtë ndeshje luante me dy rezultate dhe Tirana humbi dy pikë nga tre se asaj i duhej më shumë fitorja se Partizanit, për arsyen e thjeshtë që edhe po të fitonte derbin prapë Partizani do shkonte për fitore ndaj Teutës
. Teorikisht do ishte prapë me pikë më poshtë, do i duhej vetëm fitorja në Durrës. Nuk ka gabuar akoma Partizani, për mua Tirana humbi dy pikë sot për luftën e madhe dhe Europën. Duhej të bënte diçka më shumë, tentoi ta godiste por në finalizim nuk ishte e saktë”, shpjegoi Dede.