Fiorentina është e gatshme t’i besojë...

Futboll

Fiorentina është e gatshme t’i besojë...

Më: 12 maj 2021 Në ora: 17:14
Fiorentina është e gatshme t’i besojë...

Xhenaro Gatuzo aktualisht është duke marrë më të mirën prej Napolit të tij dhe vetëm tre ndeshje larg fundit të sezonit, të kaltrit kanë rikuperuar shumë pikë dhe aktualisht janë të kualifikuar për në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.

Mirëpo, kjo mund të mos mjaftojë që Gatuzo të qëndrojë me të kaltrit edhe një vit teksa ka pasur shpeshherë mosdakordësi me presidenti De Laurentis.

Në këtë pikë ka ndërhyrë Fiorentina e cila është e gatshme t’i besojë Gatuzos.

Mediat italiane prej kohësh flasin se kanë nisur bisedimet, ndërsa së fundmi kanë zbuluar edhe detajet e kontratës.

Sipas tyre, Gatuzon e pret një kontratë dyvjeçare me dy milionë euro në sezon.

Ndërkaq, drejtuesit vjollcë do të bëjnë të mundur që në Firence të tranaferohen dy të besuarit e Gatuzos nga Napoli, si Elseid Hysaj dhe Mateo Politano. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse kjo negociata që prek edhe mbrojtësin e kombëtares, do të zyrtarizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat