Besa nuk ka arritur të vazhdojë me befasi në javën e 33-të në Superligë.
Pejanët janë mposhtur nga Prishtina me rezultat bindës 0:3.
Kryetrajneri i Besës, Leotrim Krasniqi është shprehur i kënaqur vetëm me pjesën e parë të skuadrës së tij.
Krasniqi shtoi pas ndeshjes se goli i dytë i kryeqytetasve ishte i “nokautit” për skuadrën e tij.
“Jam i kënaqur me ekipin në pjesën e parë. Patëm raste për të shënuar gol, nxorëm rrjedhshëm topin nga prapa, dolëm mirë përpara.
Goli i dytë ekipin tonë e dëmtoi jashtëzakonisht shumë dhe ishte e vështirë të ktheheshim në lojë”, tha Krasniqi për Art Sport.