Laçi i “pathyeshëm”

Futboll

Laçi i “pathyeshëm”

Më: 5 maj 2021 Në ora: 13:59
Laçi i “pathyeshëm”

Nëse në futboll do të ekzistonte një rregull që do ta lejonte një skuadër ti luante te gjitha takimet në shtepi, me siguri qe Laçi do kishte në muze të paktën 2 apo 3 tituj kampion.

Dikur ka qënë nje fushë e nxehtë ku vështirë se mund ta merrje fitoren pa dërdhur çdo grimcë energjie, tashmë stadiumi i Lacit nuk është më një makth për kundërshtarët, por mbetet një kështjellë që kërkon shumë përqëndrimin, energji dhe ndoshta edhe pak fat për ta pushtuar. Bardhezinjtë edhe ndaj Kukësit në atë fitore 2-0 me protagoist Regi Lushken në ndeshjen numër 188 me Laçin, treguan se sa komod ndjehehen kur luajnë në stadiumin e tyre, pavarësisht se fenomenin tifozeri e kanë zbehur masat anti-Covid.

Laçi është skuadra më e mirë e Superiores për ndeshjet në shtëpi. Kamë fituar më shumë se çdo ekip tjetër në ndeshjet brenda, 9 takime dhe trajneri Shpëtim Duro pavarësisht mungesës së gjatë të goledaorit Nwabuezes në këtë edicion, ka gjithsesi sulmin më të mirë për ndeshjet në shtëpi me 27 gola të shënuar.

Vetëm 1 humbje në 13 takimet e fundit në shtëpi dëshmojnë ecurinë pozitive të kurbinasve. Problemi i vetëm është që kalendari historik i futbollit ka edhe ndeshje jashtë, aty ku ekipet janë të detyruara të udhëtojnë e ku deri më tani Laçi ka grumbulluar 21 pikë duke u pozicionuar momentalisht ne vendin e 5-të. Në 5 takimet e fundit, bardhezintë 2 herë do luajnë në ambjent familiar e 3 herë do të zbresin në fushë në transfertë.

E thënë kjo “sindroma e shtëpisë“ , nuk i ka penguar , përkundrazi i ka ndihmuat kurbinasit të jenë plotësisht të përfshirë në betejën për titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat